Karrotrec Kristi 068 202 2225

Aktiv tani, 24 orë

Karrotrec me vinç në Tiranë, 24 orë.

Makina ju la në rrugë? Vijmë ditë e natë dhe e çojmë makinën aty ku doni. Shpejt, sigurt dhe pa stres.

  • 24/7pa ndërprerje, edhe në festa
  • Vinçpër makina të bllokuara
  • 7 tonmakina, xhipa, furgona
  • 5.0★vlerësim në Google
Karrotrec me vinç i Karrotrec Kristi duke transportuar një Range Rover në Tiranë
Karrotrec Kristi në punë, Tiranë

Karrotrec me vinç, ditë e natë

Merremi vetëm me karrotrec, ndaj e bëjmë siç duhet. E marrim makinën nga vendngjarja dhe e dorëzojmë aty ku doni, pa asnjë dëmtim.

Makinë me defekt

Makina u fik dhe nuk ndizet më? E ngarkojmë dhe e çojmë direkt në servisin tuaj.

Çfarë të bëni →

Makinë e aksidentuar

Pas aksidentit e marrim makinën me kujdes nga vendngjarja, edhe kur rrotat nuk lëvizin.

Më shumë →

Makinë e bllokuar

Në hendek, në baltë apo e bllokuar në parkim? Me vinç e ngremë dhe e nxjerrim.

Karrotrec me vinç →

Transport automjetesh

Keni blerë makinë apo duhet ta çoni diku? E transportojmë brenda dhe jashtë Tiranës.

Më shumë →

Çfarë transportojmë

Makina, xhipa, furgona dhe mjete pune deri në 7 ton.

Orari

24 orë, 7 ditë në javë, pa ndërprerje, edhe natën dhe në festa.

Çmimi

Çmime të arsyeshme. Çmimin e mësoni në telefon, para se të nisemi.

Si funksionon

  1. 1

    Na telefononi

    Na tregoni ku ndodheni dhe çfarë problemi ka makina. Lokacionin mund ta dërgoni edhe në WhatsApp.

  2. 2

    Merrni çmimin

    Çmimin dhe kohën e mbërritjes i dini që në telefon. Pa surpriza në fund.

  3. 3

    E dorëzojmë ku doni

    Vijmë, e ngarkojmë me kujdes dhe e çojmë në servis, në shtëpi ose kudo tjetër.

Mbulojmë gjithë Tiranën dhe rrethinat

Jemi në Bulevardin Migjeni. Nga këtu mbërrijmë shpejt në çdo lagje të Tiranës, në rrethina dhe në autostradë.

  • Qendra
  • Blloku
  • Kombinat
  • Laprakë
  • Astir
  • Don Bosko
  • Ali Dem
  • Sauk
  • Yzberisht
  • Fresk
  • Kinostudio
  • Porcelan
  • Selitë
  • Unaza e Madhe

Duhet të shkoni më larg, në Durrës, Elbasan apo gjetkë? Na telefononi dhe merremi vesh për çmimin.

5.0 në Google

Klientët na kanë vlerësuar me 5 yje në Google. Ju kemi ndihmuar? Na lini një vlerësim, na ndihmon shumë.

Shiko vlerësimet në Google

Pyetje të shpeshta

Sa kushton karrotreci në Tiranë?

Çmimi varet nga distanca dhe nga lloji i mjetit. Na telefononi në 068 202 2225, na tregoni ku ndodheni dhe ku duhet çuar makina, dhe jua themi çmimin para se të nisemi.

A punoni natën dhe në festa?

Po. Punojmë 24 orë, 7 ditë në javë, pa ndërprerje, edhe natën, në fundjavë dhe në festa.

Çfarë mjetesh transportoni?

Makina, xhipa, furgona dhe mjete pune deri në 7 ton. Me vinç ngremë edhe makina që nuk lëvizin, që kanë rënë në hendek ose që janë bllokuar.

Në cilat zona vini?

Në çdo lagje të Tiranës, në Kashar, Kamëz, Vorë, Paskuqan, Farkë, Rinas dhe në autostradën Tiranë-Durrës. Për rrugë më të gjata, na telefononi.

Ku e çoni makinën?

Ku të doni: në servis, në shtëpi, në parkim ose në një qytet tjetër.

A keni WhatsApp?

Po, në të njëjtin numër: 068 202 2225. Na dërgoni lokacionin dhe vijmë.

Çfarë duhet të bëj kur më ndalon makina në rrugë?

Nëse mundeni, nxirreni makinën anash rrugës, ndizni 4 shigjetat dhe vendosni trekëndëshin disa metra pas makinës. Mos qëndroni në korsi. Pastaj na telefononi në 068 202 2225.

Makina ju la në rrugë? Na telefononi tani.

Karrotrec me vinç në Tiranë. Përgjigjemi 24 orë, pa pushim.

068 202 2225
Telefono 068 202 2225