Karrotrec Kristi 068 202 2225

Shërbim 24 orë në Tiranë

Karrotrec pas aksidentit në Tiranë

Pas një aksidenti, makina shpesh nuk mund të ecë më vetë. Vijmë në vendngjarje, e ngarkojmë me kujdes dhe e çojmë në servis, në shtëpi ose në parkim. Ditë e natë.

Karrotrec pas aksidentit në Tiranë - Karrotrec Kristi

Çfarë të bëni para se të vijmë

  1. Sigurohuni që askush nuk është lënduar. Nëse ka të lënduar, telefononi ambulancën në 127 dhe policinë në 129.
  2. Ndizni 4 shigjetat dhe vendosni trekëndëshin pas makinës.
  3. Dilni nga rruga dhe qëndroni në një vend të sigurt, larg trafikut.
  4. Bëni foto të makinave dhe të vendit, para se të lëvizë gjë.
  5. Nëse duhet të vijë policia, prisni udhëzimet e saj para se ta lëvizni makinën.

Më shumë detaje gjeni te artikulli aksident në rrugë: çfarë të bëni në minutat e para.

Si e tërheqim makinën e aksidentuar

Nëse rrotat lëvizin, e ngarkojmë mbi platformë. Nëse rrotat janë bllokuar ose makina ka dalë nga rruga, e ngremë me vinç. Në të dyja rastet, makina fiksohet mirë dhe nuk zvarritet.

Ku e çojmë makinën

Kudo që doni: në servisin tuaj, në servisin që ju tregon sigurimi, në shtëpi, në parkim ose në një qytet tjetër. Na e thoni në telefon dhe e planifikojmë që në fillim.

Pyetje të shpeshta

Sa shpejt vini pas aksidentit?

Nisemi sapo na telefononi. Koha varet nga vendi dhe nga trafiku, ndaj në telefon ju themi kohën e përafërt.

A mund ta çoni makinën në servisin e sigurimit?

Po. E çojmë në çdo servis që zgjidhni ju ose kompania e sigurimit.

Po nëse aksidenti ndodh natën?

Punojmë 24 orë, edhe natën dhe në festa. Telefononi në çdo orë.

Ju duhet karrotrec tani?

Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp. Përgjigjemi 24 orë.

Telefono 068 202 2225