Karrotrec Kristi 068 202 2225

Shërbim 24 orë në Tiranë

Karrotrec me vinç në Tiranë

Kur makina nuk lëviz dot vetë, një karrotrec i zakonshëm nuk mjafton. Me vinç e ngremë makinën nga hendeku, nga balta ose nga një vend i ngushtë dhe e vendosim mbi platformë pa e zvarritur.

Karrotrec me vinç në Tiranë - Karrotrec Kristi

Kur ju duhet karrotrec me vinç?

  • Makina ka rënë në hendek ose në kanal.
  • Ka ngecur në baltë, në rërë ose në borë dhe nuk del dot vetë.
  • Rrotat janë bllokuar ose janë dëmtuar pas një aksidenti.
  • Makina është në një vend të ngushtë ku platforma nuk afrohet dot.
  • Duhet ngritur një mjet pune ose një makineri e vogël.

Si e ngremë makinën

Fillimisht shohim si është vendosur makina dhe ku mund të lidhet në mënyrë të sigurt. Pastaj e ngremë ngadalë me vinç, e ulim mbi platformë dhe e fiksojmë mirë para se të nisemi. Kështu makina nuk zvarritet në tokë dhe shmangim dëmtimet e reja.

Çfarë transportojmë

Makina, xhipa, furgona dhe mjete pune deri në 7 ton. Për mjete më të rënda ose raste të veçanta, na tregoni në telefon dhe ju themi menjëherë nëse mund ta bëjmë.

Ku punojmë

Në çdo lagje të Tiranës dhe në rrethina: Kashar, Kamëz, Vorë, Rinas dhe autostrada Tiranë-Durrës. Për rrugë më të gjata, merremi vesh në telefon.

Nuk e dini nëse ju duhet vinç apo mjafton platforma? Lexoni karrotrec me vinç apo me platformë, ose thjesht na telefononi në 068 202 2225.

Pyetje të shpeshta

A dëmtohet makina kur ngrihet me vinç?

Jo, kur lidhet siç duhet. E lidhim në pika të sigurta dhe e ngremë ngadalë, pa e zvarritur në tokë.

A punoni edhe natën?

Po. Karrotreci me vinç punon 24 orë, 7 ditë në javë, edhe në festa.

Sa kushton karrotreci me vinç?

Varet nga distanca, nga mjeti dhe nga sa e vështirë është ngritja. Na telefononi në 068 202 2225 dhe çmimin e mësoni para se të nisemi.

Ju duhet karrotrec tani?

Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp. Përgjigjemi 24 orë.

Telefono 068 202 2225