Karrotrec Kristi 068 202 2225

Karrotrec 24 orë, Autostrada Tiranë-Durrës

Karrotrec në autostradën Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës është rruga ku një makinë e ndalur bëhet rrezik më shpejt se kudo. Vijmë 24 orë, në të dyja drejtimet, dhe e largojmë makinën nga trafiku sa më parë.

Karrotrec në autostradën Tiranë-Durrës - Karrotrec Kristi

Makina ndaloi në autostradë? Bëni këto

  1. Dilni sa më djathtas, në korsinë e emergjencës nëse ka.
  2. Ndizni 4 shigjetat menjëherë.
  3. Dilni nga makina nga ana e djathtë dhe qëndroni pas barrierës, jo në korsi.
  4. Vendosni trekëndëshin larg pas makinës, nëse mund ta bëni pa rrezik.
  5. Na telefononi në 068 202 2225 dhe na tregoni drejtimin dhe ku ndodheni, ose dërgoni lokacionin në WhatsApp.

Ku vijmë

Në gjithë autostradën, nga Tirana dhe Kashari deri te Vora dhe drejt Durrësit, në të dyja drejtimet.

Çfarë ndodh me makinën

E ngarkojmë mbi platformë, ose me vinç nëse ka dalë nga rruga, dhe e çojmë në servis, në shtëpi ose në qytetin që doni.

Pyetje të shpeshta

A vini në të dyja drejtimet e autostradës?

Po, si drejt Durrësit ashtu edhe drejt Tiranës.

Si t'ju tregoj ku ndodhem?

Më e thjeshta është të dërgoni lokacionin në WhatsApp. Ose na tregoni drejtimin dhe një pikë reference afër, si një dalje, karburant apo qendër tregtare.

Ju duhet karrotrec tani?

Na telefononi ose na shkruani në WhatsApp. Përgjigjemi 24 orë.

Telefono 068 202 2225