Nëse makina qëndron në rrugë dhe rrotat lëvizin, zakonisht mjafton platforma. Nëse makina ka rënë në hendek, ka ngecur ose rrotat janë bllokuar, duhet karrotrec me vinç. Kristi ka të dyja në të njëjtin mjet.
Kur mjafton platforma
- Makina nuk ndizet, por është në rrugë ose në parkim.
- Rrotat lëvizin dhe makina mund të tërhiqet mbi platformë.
- Transport i planifikuar, për shembull drejt servisit.
Kur duhet vinç
- Makina ka rënë në hendek, në kanal ose ka dalë nga rruga.
- Ka ngecur në baltë, rërë ose borë.
- Rrotat janë bllokuar pas aksidentit.
- Makina është në një vend të ngushtë ku platforma nuk afrohet dot.
Pse është mirë të keni të dyja
Shpesh nuk e dini që në fillim çfarë ju duhet. Me një karrotrec që ka edhe platformë edhe vinç, nuk ka nevojë të thërrisni një mjet të dytë. Kjo kursen kohë dhe para.
Nuk jeni të sigurt?
Telefononi në 068 202 2225 dhe përshkruani situatën, ose dërgoni një foto në WhatsApp. Ju themi menjëherë si do ta bëjmë.
