Kur ju duhet transport makine?
- Keni blerë një makinë që nuk ecën ose që nuk ka ende dokumentet në rregull për të qarkulluar.
- Makina duhet çuar në servis ose te kontrolli teknik.
- Doni të lëvizni një makinë të vjetër ose që nuk e përdorni prej kohësh.
- Duhet transportuar një mjet pune ose një makineri deri në 7 ton.
Brenda dhe jashtë Tiranës
Në Tiranë dhe rrethina vijmë sa më shpejt. Për Durrës, Elbasan, Shkodër apo qytete të tjera, caktojmë orarin dhe çmimin në telefon, që gjithçka të jetë e qartë që në fillim.
Si funksionon
- Na telefononi në 068 202 2225 dhe na tregoni nga ku dhe për ku duhet çuar mjeti.
- Ju themi çmimin dhe orën kur mund të vijmë.
- E ngarkojmë mjetin, e fiksojmë dhe e dorëzojmë në adresë.
Si llogaritet çmimi? Shpjegimin e plotë e gjeni te sa kushton karrotreci në Tiranë.
