Kur makina ndalon në rrugë, gjëja e parë është siguria, jo makina. Ndaleni anash, ndizni 4 shigjetat, dilni nga ana e sigurt dhe vendosni trekëndëshin. Pastaj telefononi karrotrecin dhe jepni vendndodhjen e saktë.
1. Ndaleni makinën në një vend të sigurt
Nëse makina ende lëviz, dilni sa më djathtas, në një zgjerim, parkim ose në korsinë e emergjencës. Mos ndaloni në kthesë, në urë ose aty ku të tjerët nuk ju shohin dot.
2. Ndizni 4 shigjetat
Kjo është shenja e parë për shoferët e tjerë që diçka nuk shkon. Ndizini menjëherë, edhe ditën.
3. Dilni nga makina nga ana e sigurt
Dilni nga ana e djathtë, larg trafikut. Në autostradë, qëndroni pas barrierës. Fëmijët dhe pasagjerët gjithashtu duhet të dalin dhe të qëndrojnë larg rrugës.
4. Vendosni trekëndëshin
Vendoseni pas makinës, në një distancë që shoferët ta shohin në kohë. Në autostradë duhet më larg se në qytet. Nëse keni jelek reflektues, visheni para se të dilni në rrugë.
5. Shikoni nëse problemi është i thjeshtë
Ndonjëherë është vetëm karburanti ose një dritë paralajmëruese. Por nëse nuk jeni të sigurt, mos e rrezikoni. Një makinë që vazhdon të ecë me defekt mund të dëmtohet më shumë.
6. Telefononi karrotrecin
Telefononi në 068 202 2225. Për të ardhur sa më shpejt, na duhen këto:
- Ku ndodheni: rruga, drejtimi dhe një pikë reference. Më e thjeshta është lokacioni në WhatsApp.
- Marka dhe modeli i makinës.
- Çfarë ka ndodhur: nuk ndizet, aksident, ka rënë në hendek.
- Ku doni ta çojmë makinën.
7. Prisni në një vend të sigurt
Deri sa të vijë karrotreci, qëndroni larg rrugës. Mos qëndroni pas makinës ose midis saj dhe trafikut.
